Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ndryshon drejtorin e Burgjeve. Ja kush u vendos!

Rama ndryshon drejtorin e Burgjeve. Ja kush u vendos!

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klevis Qose është liruar sot nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Në vend të tij pritet të emërohet Adriatik Kupi. Qose kishte marrë drejtimin e Burgjeve në mars të vitit 2024, duke qëndruar në këtë detyrë për rreth një vit.


Ndërkohë, drejtuesi i ri, Adriatik Kupi, ka një eksperiencë të mëparshme në administratën publike. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, si dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë. Po ashtu, Kupi ka drejtuar më herët edhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Ndryshimi në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve vjen në kuadër të vendimeve të fundit të qeverisë për riorganizimin e strukturave drejtuese./K.C/dritare.net