Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flutura Açka: Deputeti i PD-së që shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Flutura Açka: Deputeti i PD-së që shkarkoi numëruesin

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe praktikat brenda partive politike. Ajo tregoi se një deputet i PD-së në Elbasan shkarkoi vetë numëruesin e tij sepse nuk po “vidhte vota”:

“Ishte një deputet i PD-së që hoqi numëruesin e vet sepse nuk po i vidhte vota. Është një kolegu im në Elbasan, emrin nuk po e them,” tha Açka.
Ajo shtoi se gjatë atij procesi nuk kishte njohuri për mënyrën se si funksiononte një fushatë elektorale:

“Në 2021-shin unë nuk njihja fare parti, nuk e dija si funksiononte. Çdo gjë kishte mbaruar, unë nuk dija asgjë, as shtab, asgjë.”



Açka tregoi gjithashtu se kishte sugjeruar krijimin e një manuali për fushatat:

“U kam thënë deputetëve të PD-së që duhet bërë një manual se si funksionon në fushatë një kandidat për deputet. Kur u thashë, ata hapën sytë: ‘Ç’është ky manual, bëj shtab,’ thanë. Po çfarë është ky shtab, unë kam ardhur te partia. Partia e di.”
Açka përfundoi duke vënë në dukje se PD-ja në këto katër vjet duket se funksionon më shumë si një “parti fushate”, e organizuar sipas nevojave të momentit dhe jo sipas strukturave të konsoliduara.

"Ajo që zbulova është që PD-ja në këto katër vjet është parti fushate, është parti që mblidhet më fishkëllima, jo me struktura.", përfundoi Açka./K.C/dritare.net