Na ndiqni edhe në

Bota

Dwayne Johnson shokon fansat me pamjen e tij të re

Dwayne Johnson shokon fansat me pamjen e tij të re

Dwayne “The Rock” Johnson ka surprizuar fansat me një transformim të jashtëzakonshëm në Festivalin e Filmit të Venecias më 1 shtator. Aktori u shfaq me një fizik shumë më të hollë se zakonisht, për rolin e tij si luftëtar MMA, Mark Kerr, në filmin The Smashing Machine. Pamja e tij e re ka shqetësuar ndjekësit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke shkruar mesazhe si: “Duket i sëmurë” dhe “A je mirë, Rock?”.

Dwayne Johnson shokon fansat me pamjen e tij të re

Filmi, i cili tregon historinë e pionierit të UFC, Mark Kerr, është regjisuar dhe shkruar nga Benny Safdie dhe mori një ovacion 15-minutësh gjatë premierës. Johnson ka shprehur emocionin e tij për këtë transformim: “Ka qenë diçka që dëshiroja shumë ta bëja. Ka pasur një zë brenda meje që më pyeste: ‘Çfarë mund të bëj më shumë?’”

Dwayne Johnson shokon fansat me pamjen e tij të re

Në festival, aktori u shoqërua nga bashkëlojtarja Emily Blunt, e cila luan gruan e Kerr, Dawn. Momente emocionale kapën vëmendjen e të gjithëve, përfshirë dhe momentin kur Johnson i fshiu lotët në skenë, ndërsa qëndronte midis Blunt dhe Mark Kerr vetë.

Dwayne Johnson shokon fansat me pamjen e tij të re

Transformimi i jashtëzakonshëm i Johnson për The Smashing Machine ka ndezur debat: disa admirojnë përkushtimin e tij, ndërsa të tjerë shprehin shqetësime për pamjen e tij të holluar dhe ndikimin që mund të ketë mbi shëndetin./K.C/dritare.net