Foto/ E frikshme! Momenti kur merr flakë protestuesi
E Hënë 22 Dhjetor 2025, 20:08
Dritare.net

Në mbyllje të fjalimit të Berishës, protestuesit hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë dhe u përplasën fizikisht me policinë në përpjekje për të thyer kordonët e sigurisë, por situata u mbajt nën kontroll.
Por ndërkohë një incident i frikshëm u shënua gjatë protestës. Një protestues u përfshi nga flakët pasi një bombë molotov i shpërtheu në këmbë para Kryeministrisë.
Në këto foto të LSA, protesuesi shihet i mbuluar nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap./K.C/dritare.net