
Gëzim Tushi: Ju tregoj takimin në burg me Fatos Nanon!
Dritare.net
Në një rrëfim të sinqertë në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, sociologu i njohur Gëzim Tushi foli për marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Duke folur për figurën e Fatos Nanos, Tushi kujton një njeri të mençur dhe me kulturë të thellë, i cili kishte dinjitet të rrallë politik. “Fatos Nano nuk e keqpërdori kurrë pushtetin për interesa personale. Edhe kur ishte në majë të piramidës, ruante përmbajtjen dhe vetëkontrollin”, rrëfen ai.
Profesor Tushi kujton një takim të veçantë me të gjatë kohës kur Nano ndodhej në burg. “Ishte një takim emocional, por edhe filozofik. Fliste për politikën me gjakftohtësi, pa mllefe, pa kërkuar hakmarrje. Më ka lënë shumë mbresa për mënyrën si e përballonte padrejtësinë.”/K.C/dritare.net

















