Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Giro d’Italia 2025 sot do të zhvillohet vetëm në Tiranë! Rrugët e kryeqytetit që do bllokohen!

Giro d’Italia 2025 sot do të zhvillohet vetëm në

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të ditës së shtunë do ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Njoftimi i policisë:

o TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025

– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit/E.P-dritare.net