Gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë: Në morg nuk vjen mjeku ligjor dhe prokurori!
Dritare.net

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj.
I mituri është goditur për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, teksa po kalonte rrugën. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, familjarët e viktimës ndodhen prej orësh në morgun e qytetit, ku presin të tërheqin trupin e të ndjerit. Ata shprehen se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga autoritetet.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe gjyshi i 17-vjeçarit, i cili i tronditur është shprehur se nipi po kthehj nga puna, kur ndodhi aksidenti.
“Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor.
30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin kryesor, ka ikur me 200 km/orë. Asnjë patrullë policie nuk i ka dalë përpara. Nuk më japin djalin ta shoh, nipi nuk është kriminel”, u shpreh gjyshi i 17-vjeçarit./L.F-dritare.net