Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve
E Shtunë 28 Shkurt 2026, 19:07
Dritare.net

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov drejt kordonit të policisë. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin për të vijuar marshimin drejt ambienteve të Policisë së Shtetit.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit./K.C/dritare.net