Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi tregon pse e sulmuan ish-vilën e Enver Hoxhës!

Bardhi tregon pse e sulmuan ish-vilën e Enver Hoxhës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët për arsyet përse u sulmua me molotovë ish-vila e diktatorit Enver Hoxha. Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës.


“Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë. E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe ujëhedhës”, tha Bardhi./K.C/dritare.net