Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia që fshihet pas fotos virale të deles mbi motor!

Historia që fshihet pas fotos virale të deles mbi motor!

Një foto e shkrepur nga fotografi i Associated Press, Thanasis Stavrakis, bëri xhiron e rrjetit duke treguar një të ri shqiptar që quhet Olsi, që ngiste motorin ndërsa mbante në krahë një dele për ta shpëtuar nga zjarret në Ahaia, Greqi, sipas gazetës greke, protothema.gr. Në video dëgjohet ai duke thënë: “Bëni pak vend, bëni vend”.-informon dritare.net

Sipas gazetës greke Protothema.gr delja u pagëzua me emrin Melpo, sepse bënte “me” gjatë gjithë rrugës, dhe është një nga tri delet e shpëtuara që tani jetojnë në Vegan Farm. Një tjetër dele e shpëtuar, e quajtur Halvas, ndodhet po ashtu pranë Melpos në të njëjtën fermë./K.C/dritare.net