Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Festa e Shën Marisë/ Kryepeshkop Joani: Solidaritet dhe lutje për shuarjen e zjarreve

Festa e Shën Marisë/ Kryepeshkop Joani: Solidaritet dhe lutje për
Sot, më 15 gusht 2025, besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan me madhështi Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, një nga festat më të rëndësishme të Kishës Orthodokse, e paraprirë nga dy javë kreshmimi.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, Korçë.

Në këtë shërbesë, ashtu si edhe në kishat e tjera të vendit, me vendim të Sinodit të Shenjtë, u shtua një thirrje e veçantë lutjeje për situatën e rënduar të zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Thirrja e lutjes u bë me këto fjalë:

“Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën, për ndihmën e vëllezërve e motrave që gjenden në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, si edhe për ata që me vetëmohim luftojnë për shuarjen e tyre, me përgjërim dhe solidaritet, le t’i lutemi Zotit”./K.C/dritare.net