Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I dënuar përjetë, Florenc Çapja do ekstradohet sot nga Dubai!

I dënuar përjetë, Florenc Çapja do ekstradohet sot nga

Florenc Çapja do të ekstradohet sot nga Dubai. Ai është i dyshuar si kreu i organizatës kriminale me të njëjtën emër në Elbasan prej gati dy dekadash, i akuzuar për disa krime të rënda dhe i dënuar me burg përjetë si porositës i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012.Policia e Shtetit konfirmoi se do e kryejë sot operacionin e ekstradimit nga Emiratet e bashkuara Arabe.

“Në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Ëanted". Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar. /L.F-dritare.net