Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Procedohet penalisht ish-banorja e Big Brother

Procedohet penalisht ish-banorja e Big Brother

Policia ka proceduar penalisht ish-banoren e Big Brother Genta Gjalpi. Ky vendim erdhi pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet duke kryer veprime të dhunshme ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, njofton policia./K.C/dritare.net