Na ndiqni edhe në

Opinione

1 Maji nuk është festë, por kujtesë, pa punëtorin s'ka shtet!

1 Maji nuk është festë, por kujtesë, pa punëtorin


Nga Xhoi Jakaj

Për t'u lexuar me vëmendje!
Dy fjalë në lidhje me punën si drejtuese në Zoje Art Academy dhe si e mendoj dt 1- Maj.
Drejtoj prej vitesh një academy ku punohet me një orar 16-21,00 çdo ditë të javës!
1-U kam krijuar kushte të mira pune!
2-Personalisht mendoj se 90 % të rasteve i marr për bazë kërkesat e tyre!
3- Edhe pse është në të mirën e punës nuk kërkoj kurrë më bëni share as komente në postimet e mia apo të zyrës vetëm nëse ata e ndjejnë ta bëjnë.
4-Jap rrogat çdo muaj në datën e caktuar, madje nëse ndonjëri ka nevojë emergjente ndodh shpesh që u jap paradhenie.
5- U kam dhënë liri artistike në mënyrën si duan ta ndërtojnë orën e mësimit, apo të leksionit, kontrollet janë për oraret dhe cilësinë!
A kam difekte si drejtuese, po padyshim, disa do i kem, e nëse do protestonin edhe unë do i riparoja, ndër të tjera shpesh kërkoj perfeksionin, e cila në kohët që jetojmë është gati e pamundur!
Po çfarë është dita e punëtorëve!
1-E drejta për organizim sindikal, arritje e fituar me dekada përpjekje dhe mundim!
Shqipëria më dobët se asnjë vend në botë!
2-Punonjësit që ndershmërisht mbajnë vendin gjallë, kanë të drejta sindikale nëse nuk shtypen nga punëdhënësit apo drejtuesit!
Ka pafund punonjës të ndershëm në Shqipëri, drejtues fare pak, pronaret deri diku...

3-Zëri i lirë i shoqërisë civile dhe sindikatave, te ne totalisht i zbehur, por edhe mund të ringjallet nëse kanë në krye një idealist të pakorruptueshëm!
Te ne tepër e vështirë ta gjesh një që nuk bën dille me qeveritë majtas apo djathtas!
Për çfarë duhet të protestojë një punëtor!
1-Pagat e ulëta dhe pabarazitë ekstreme, paga minimale te ne mbetet ndër më të voglat në Europë.
2-Kushtet e vështira të punës dhe mungesa e sigurisë, shumë punëtorë humbin jetën apo shëndetin në vendin e punës, gjyqin se fitojnë kurrë...?!
3-Eksodi masiv i të rinjve dhe profesionistëve, që po
boshatis vendin për mungesën e perspektivës, të gjesh një punonjës sot, tepër e vështirë!
4- Punësimi informal, që sjell për punëtorët mangësi në sigurime dhe pushime.
5-Zëri i dobët i sindikatave dhe presioni politik, që ndikon drejtpërdrejt mbi lirinë e organizimit.
1 Maji nuk është festë, por kujtesë, pa punëtorin s'ka shtet!/Marrë nga Instagrami i autores