
Piro Dhima u kthye nga Greqia për të investuar në Gjirokastër, vendin ku lindi dhe njeh çdo cep, çdo kalldrëm, çdo gur të tij. Ai ka ngritur një hotel në zemër të Gjirokastrës që pret e përcjell mijëra turistë.
Piro Dhima i cili kandidon për deputet në listat e hapura të PS-së tregon për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV, si e mban mend Gjirokastrën e shumë viteve më parë. Po ta shikoje atëherë, mendoje ky qytet nuk bëhet, tregon ai. Por ja që u bë, shprehet Piro dhe tani në Gjirokastër nuk dëgjohen zhurma makinash në kalldrëmet ku ndalohen makinat, por vetëm trokitja e valixheve të turistëve. Unë thotë Piro, i besova këtij transformimi të Gjirokastrës, ndaj iu futa politikës për të dhënë një dorë për qytetin tim.
Asokohe njerëzit nuk ishin optimistë. Nuk e mendonin kurrë që do vinte kjo ditë për Gjirokastrën, mendonin vetëm për cfare shikonin. Shqetësoheshin për skelat para dyqaneve apo bizneseve të tyre dhe nuk mendonin se ky investim do t’i jepte frymë qytetit. Ndryshe nga të tjerët unë isha shumë optimist. E shikoja qysh atëherë këtë ditë në qytetin tim. Kjo edhe sepse u ndërhy në çdo gur, e çdo pllakë duke pasur një plan të gjerë, jo vetëm në një rrugë.
Ministrja Kumbaro ka dhënë një dorë të madhe për këtë qytet. Një pjesë e ndryshimit të madh që ka pasur qyteti, është padyshim falë saj.
Vlera e pronës në Gjirokastrës ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Nëse një ndërtesë në Qafën e Pazarit dikur mund ta merrje edhe me 1 milionë lekë tani nuk e merr dot me 1 milionë euro. Në Gjirokastër ka turistë gjatë gjithë vitit. Por periudha nga 20 marsi deri më 20 nëntor, sjell një bum të jashtëzakonshëm turistësh.
Unë besova te gjithë ky transformim i Gjirokastrës ndaj hyra edhe në politikë për të dhënë një dorë. Ata që më ndihmuan mua të rregulloj sheshin para biznesit tim, tani do u jap një dorë të rregullojmë sheshin e përbashkët që është sheshi i Gjirokastrës.
Ne në bindje si familje ishim të majtë, por kurrë i përfshirë në politikë. Nuk shikoja kurrë televizor, nuk dëgjoja lajme, nuk shikoja politikë, vetëm punoja.
Në Greqi mendoja që kur do të vijë kjo ditë edhe për Shqipërinë, që të jetojmë në sheshet e bukura, në qytetet që ne kemi ëndërruar.
Tani këtu vijnë shumë grekë, dhe janë shumë të impresionuar nga Shqipëria. Ata thonë që Shqipëria ka një të ardhme të ndritur, dhe do ia kalojë në zhvillim e turizëm, edhe Greqisë.
Me hyrjen në BE ne fqinjësinë do ta bëjmë një familje. Unë i takoj të gjithë gjirokastritët. Nuk bëj diferenca, shkoj te të majtë e te të djathtë, në çdo shtëpi.”, thotë Piro Dhima në DritareTV./K.C/dritare.net

















