Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U procedua nga policia se dhunoi vajzën e bashkëshortit, reagon Genta Gjalpi

U procedua nga policia se dhunoi vajzën e bashkëshortit, reagon Genta

Genta Gjalpi ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjet, ku shihej duke u sjellë në mënyrë të dhunshme me një vajzë të mitur. Reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikesha e saj.

Në reagimin e saj, të cilin genta e mbështet thuhet:

“Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi. Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”, thuhet në reagim./K.C/dritare.net