Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Jemi pro investimit por në protestë demokratët mund të shkojnë!

Berisha: Jemi pro investimit por në protestë demokratët mund

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën qytetare të zhvilluar në Zvërnec, duke deklaruar se forca politike që ai drejton mbështet plotësisht kërkesat e ngritura nga përfaqësuesit e lëvizjes rinore dhe qytetare.

Në një deklaratë publike, Berisha theksoi se Partia Demokratike ka dënuar që në fillim, sipas tij, dhunën ndaj protestuesve paqësorë, si dhe veprimet e autoriteteve ndaj banorëve dhe pjesëmarrësve në protestë.

Ai sqaroi se protesta nuk është organizuar nga Partia Demokratike, por nënvizoi se PD respekton dhe mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Sipas Berishës, partia nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve apo mbështetësve të saj të mos marrin pjesë në protestë.

"Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga "opozita e opozitës" si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të "opozitës së opozitës" për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t'i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare", shkruan Berisha./L.F-dritare.net