Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta kundër projektit në Zvërnec, qytetarët marshojnë drejt bulevardit

Protesta kundër projektit në Zvërnec, qytetarët

Ka nisur në Sheshin Skënderbej dita e nëntë e protestës së qytetarëve kundër projektit të planifikuar në Zvërnec.


Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë grumbulluar në shesh për të vijuar tubimin e tyre, ndërsa më pas pritet të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetarët kundërshtojnë projektin duke shprehur shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe në ekosistemin e zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës. Protesta po zhvillohet për të nëntën ditë radhazi, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe vijimin e reagimit qytetar./dritare.net