Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensione në protestën para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD-së

Tensione në protestën para Kryeministrisë, protestuesit


Protesta kundër projektit të resortit në Zvërnec po vijon edhe këtë të hënë para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e nëntë radhazi të mobilizimit qytetar. Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, protestuesit marshuan drejt godinës së qeverisë, duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


Tubimi u shoqërua me momente tensioni në fillim të fjalimeve, kur mes protestuesve dhe një grupi të rinjsh të Partisë Demokratike pati shkëmbime të ashpra verbale. Debati u nxit nga thirrjet “Berisha në burg”, ndërsa më pas pjesëmarrës të tjerë iu përgjigjën me slogane si “PD jashtë”, “Opozitë e shitur” dhe “Opozita jemi ne”/dritare.net