Ikën Gonzato, ja ambasadorja e re e BE-së!
Dritare.net
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka propozuar emërimin e diplomates portugeze Sofia Moreira de Sousa si ambasadore e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Aktualisht, Moreira de Sousa mban detyrën e Shefes së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali, ku ka qenë e angazhuar në koordinimin e politikave dhe komunikimit institucional të BE-së në vend.

Gjatë karrierës së saj diplomatike, ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme brenda institucioneve europiane, përfshirë edhe funksionin e ambasadores së Bashkimit Evropian në Cape Verde, duke sjellë eksperiencë të gjatë në shërbimin diplomatik të unionit.
Emërimi i saj pritet të forcojë përfaqësimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Shqipëria, në një periudhë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit mbeten të fokusuar te procesi i integrimit europian./dritare.net