Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.
Duke filluar nga dita e mërkurë moti kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Ndërsa për ditën e enjte dhe atë të premte do të ketë mot kryesisht të kthjellët me alternime vranësirash kalimtare./L.F-dritare.net