Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jonid Jorgji do të jetë kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë!

Jonid Jorgji do të jetë kryetari i ri i Qendrës Kombëtare

Jonid Jorgji do të jetë kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.Jorgji do të zëvendësojë në këtë detyrë, regjisorin Eol Çashku, i cili u shkarkua me vendim qeverie në fund të majit të këtij viti.

Jonid Jorgji është diplomuar për regji filmi dhe prej vitit 2022 drejtonte Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës.

VKM-ja:

V E N D I MPËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinё”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./dritare.net