
Esther Perel: Pas 30 vitesh si terapiste seksi, e di pse tradhtojnë njerëzit
Dritare.net
Esther Perel është shumë e qartë kur vjen puna te seksi. Nuk bëhet fjalë thjesht për të kryer marrëdhënie pavarësisht gjithçkaje.
“Nuk më intereson të ndihmoj njerëzit vetëm ta bëjnë atë,” thotë kjo eksperte botërore në marrëdhëniet njerëzore. “Unë jam e interesuar që njerëzit të përjetojnë jetësinë, gjallërinë, vitalitetin, kuriozitetin. Të gjitha këto janë përbërës të erotikës. Kjo mund të vijë po aq nga bisedat për libra, art dhe natyrë, sa edhe nga seksi.”
Gjatë karrierës së saj 45-vjeçare, psikoterapistja 66-vjeçare ka folur me një inteligjencë dhe qartësi të jashtëzakonshme për dashurinë, martesën, marrëdhëniet, tradhtinë dhe seksin.
Nuk është çudi që kjo grua e qetë, me zë të butë dhe me një theks të hollë belg që të mban të kapur për çdo fjalë, u përfshi në listën e parë të Forbes “50 mbi 50” në vitin 2021 dhe është lavdëruar nga Oprah, e cila e quan “rock star”.
Ja çfarë i bën njerëzit të tradhëtojnë sipas Esther Perel!
"Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se dashuria dhe dëshira nuk janë njësoj, nuk janë e njëjta gjë. Ato lidhen me pjesë të ndryshme të qenies sonë, me nevoja dhe emocione të ndryshme.”
"Dëshira erotike kërkon një përbërës kryesor, që shpesh ne e harrojmë: prezencën. Nëse ti je vazhdimisht duke parë televizor, apo duke shfletuar në telefon, dhe bashkëshorti yt po bën të njëjtën gjë, a është çudi që po keni më pak marrëdhënie seksuale? Prezenca, të qenit me të vërtetë i/e pranishëm për partnerin, është baza për të ndezur dëshirën.”
“Gatishmëria është një nga çelësat më të rëndësishëm dhe më pak të vlerësuar për një jetë seksuale të kënaqshme. Mëso të thuash ‘le të shoh ku më çon kjo’, pra të jesh i/e hapur për eksperienca dhe për momentet që nuk i ke planifikuar apo parashikuar. Kjo dëshmon fleksibilitet dhe gatishmëri për të eksploruar bashkë me partnerin.”
“Por duhet kuptuar që gatishmëria është krejtësisht ndryshe nga dëshira apo ngacmimi seksual. Kur ne fokusojmë vëmendjen te dëshira dhe ngacmimi, presim që partnerët të jenë gjithmonë të përputhur – të kenë të njëjtën dëshirë në të njëjtën kohë dhe intensitet. Por realiteti i shumë çifteve është se kjo përputhje nuk ndodh gjithmonë, as në kohë, as në nivel energjie, as në atë që ndodh emocionalisht nën sipërfaqe, në mesazhet e fshehta që transmetohen mes tyre.”, thote Ester./K.C/dritare.net

















