

Shumë prej nesh ndihen të përgjumur pas një vakti të bollshëm, por ekspertët këshillojnë që gjumi menjëherë pas ngrënies nuk është ide e mirë për shëndetin.
Sipas mjekëve, duhet të kalojnë të paktën 2 deri në 3 orë pas ngrënies së darkës para se të shtriheni për të fjetur. Ky interval i lejon trupit kohën e nevojshme për të tretur ushqimin siç duhet dhe shmang problemet me tretjen.
Shtrirja ose gjumi menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë:
– Urth dhe refluks acidik
– Ndjesi fryrjeje
– Probleme me gjumin
Zgjidhni një darkë të lehtë, shmangni ushqimet me yndyrë ose shumë pikante, dhe bëni një ecje të shkurtër pas vaktit kjo ndihmon tretjen dhe përmirëson cilësinë e gjumit./E.P-dritare.net

















