Na ndiqni edhe në

Shëndet

Thuaji lamtumirë barkut të fryrë me këto këshilla të thjeshta!

Thuaji lamtumirë barkut të fryrë me këto këshilla

Fryrja e barkut është një shqetësim i zakonshëm që prek shumë njerëz, shpesh pas vakteve ose gjatë ditës. Megjithëse shpesh lidhet me ushqimin, ajo mund të jetë rezultat i shumë faktorëve të tjerë.

Sipas mjekëve, fryrja e barkut mund të vijë si pasojë e:

Mbajtjes së gazrave në zorrë për shkak të tretjes së ngadaltë,
Ushqimeve të rënda, të pasura me yndyrë, sheqer apo gluten,
Stresit dhe ankthit, që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin tretës,
Çrregullimeve hormonale, sidomos te gratë para ciklit menstrual,
Kapsllëkut apo sindromës së zorrës së irrituar (IBS).
Në shumicën e rasteve, fryrja është kalimtare dhe nuk përbën rrezik. Megjithatë, nëse barku qëndron i fryrë për një kohë të gjatë, shoqërohet me dhimbje të forta, humbje peshe ose të përziera, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.

Për ta shmangur fryrjen, ekspertët rekomandojnë:

Të hani ngadalë dhe të përtypni mirë,
Të shmangni pijet e gazuara dhe ushqimet që krijojnë gaz,
Të ruani një dietë të ekuilibruar dhe të pini mjaftueshëm ujë,
dehidratimi e bën më keq
Një ecje 10-minutëshe pas ushqimit bën mrekulli
Përdorni çajra si menta, xhenxhefil apo kamomil/E.P -dritare.net