Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kozeta Mamaqi: Nuk doja që Sokol Olldashi të futej në politikë

Kozeta Mamaqi: Nuk doja që Sokol Olldashi të futej në

Në daljen e saj të parë televizive në 25 vjet, Kozeta Mamaqi ka treguar se nuk e ka pritur mirë vendimin e të birit për t’u përfshirë në politikë. E ftuar në podkastin “Pa komplekse me Elionin”, në bashkëpunim me DritareTV, zonja Mamaqi u shpreh se përvoja e hidhur familjare me politikën kishte ndikuar në qëndrimin e saj.

“Nuk e kam pritur mirë. Nuk e kam pritur mirë sepse unë e kisha hequr nga babai im atë eksperiencë. Ai ishte në politikë, ishte anëtar i Komitetit Qendror, kryeredaktor i ‘Zërit të Popullit’ dhe u quajt armik për kot,” u shpreh ajo.

Zonja Mamaqi tregoi se kjo histori e kishte bërë të kishte një perceptim negativ ndaj politikës dhe nuk dëshironte që i biri të ndiqte të njëjtën rrugë.

“Nuk kisha dëshirë, është e vërteta. Por jeta mori rrjedhën e vet,” shtoi Mamaqi.

Në këtë intervistë, ajo ndau edhe dhimbjen e madhe për humbjen e Sokol Olldashi, i cili ndërroi jetë në nëntor të vitit 2013, një ngjarje që mbetet ende e gjallë në kujtesën e saj.

Ky episod nuk është vetëm një intervistë, është një dëshmi e gjallë e forcës njerëzore, e një gruaje që ka kaluar shumë, por që vazhdon të rrezatojë dritë./L.F-dritare.net