Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi miraton programin qeverisës mes tensioneve, 82 vota pro

Kuvendi miraton programin qeverisës mes tensioneve, 82 vota pro

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot programin qeverisës të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama, mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nga opozita.

Seanca, e parashikuar për diskutime të gjata, u ndërpre disa herë për shkak të protestave të deputetëve opozitarë, të cilët penguan zhvillimin normal të debatit parlamentar. Në këto kushte, shumica socialiste kaloi direkt në votim, duke miratuar programin me 82 vota pro.

Deputetët e opozitës akuzuan maxhorancën për mungesë transparence dhe përpjekje për të shmangur debatet, ndërsa socialistët theksuan se programi qeverisës përfaqëson mandatin e dhënë nga qytetarët me 83 mandate në zgjedhjet e fundit.

Pas miratimit të programit, pritet që Kuvendi të votojë edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, përpara ceremonisë së betimit te Presidenti Bajram Begaj./L.F-dritare.net