Mesila Doda zgjedh të jetë deputete e pavarur, distancohet nga PD
E Mërkurë 17 Shtator 2025, 18:06
Dritare.net

Pas daljes së saj si deputete në listën e sigurtë të Partisë Demokratike, Mesila Doda ka vendosur të ndjekë rrugëtimin parlamentar si e pavarur.
Në deklarimin e saj në Kuvend, Doda thekson se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.
Sali Berisha i kishte dhënë mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupet e tyre parlamentare, por Mesila Doda ka zgjedhur të mos bashkohet as me grupin e PD-së, as me atë të aleatit Mediu, që përfshinte edhe kreun e PBDNJ, Vangjel Dule./K.C/dritare.net