Na ndiqni edhe në

Opinione

Thaçi ishte dhe s’ishte udhëheqës i UÇK-së!

Thaçi ishte dhe s’ishte udhëheqës i UÇK-së!

Nga Haki Morina*
Njëri thotë, Hashim Thaçi s'ka merita lufte, sepse vet ka deklaruar që ishte larg vijave të Frontit. Tjetri thotë, Hashim Thaçi ska qenë drejtues i UÇK-së sepse edhe vet Xhems Rubin po thotë që ska pasë Shtab të Përgjithshëm.
Kjo ma kujton gjykimin tim, në vjeshtën e vitit 1984, ku prokurori më akuzonte që kam qenë organizatori i demonstrave të vitit 1981 në Kijevë. Natyrisht që unë se pranoja këtë akuzë, edhe pse akuza ishte e vërtetë. Se pranoja sepse pranimi i kësaj akuze nënkuptonte edhe disa vite tjera burg. Dhe jo vetëm burg, por pastaj shtrohej çështja se si u organizuan. E dihet që spjegimi i organizimit nënkuptonte dekonspirimin edhe të emrave tjerë, të cilët nuk ishin zbuluar dhe arrestuar.
Është interesant që edhe atëherë, krejt si tani, ishin disa veprimtarë që nëpër ndeja e takime, për ta arsyetuar mospunën e vet, e për ta ulur vlerën e veprimeve të mija, nuk harronin ta ceknin atë që e kisha deklaruar unë, që Haki Morina nuk ka qenë organizator. Dhe kur shtrohej pyetja se kush i organizoj, arsyetimi ishte i gatshëm: ishin të organizuara vetvetiu, apo në mënyrë spontane. Njësoj siç thonë tani edhe për Thaçin. UÇK-ja nuk kishte udhëheqje, nuk kishte shtab të përgjithshëm.
UÇK kishte udhëheqje. Kishte Shtab të Përgjithshëm, edhe pse centralizmi ushtarako-politik nuk ishte i mjaftueshëm.

S'kemë e njëjtë propagandistike. Si atëherë, si tani./dritare.net
*I burgosur politik në ish-Jugosllavi