Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

La Amerikën për të luftuar për Kosovën! Historia e ish-ushtarit të UÇK!

La Amerikën për të luftuar për Kosovën! Historia e

Astrit Hyskaj ndau në emisionin "Dekalog" nga Roland Qafoku në DritareTV historinë e tij personale prekëse, një dëshmi e sakrificës që definon brezin e luftës së UÇK-së.

Në vitin 1998, një 21-vjeçar që studionte për mjekësi në Amerikë, Hyskaj vendosi të linte gjithçka pas rehatinë, studimet dhe familjen për t'iu përgjigjur thirrjes së atdheut.

I frymëzuar nga masakrat që po ndodhnin, veçanërisht ajo mbi familjen Jashari, ai nuk ia komunikoi vendimin familjes, duke qenë i sigurt se do ta kundërshtonin.

Në 14 prill 1998, ai mbërriti në Tiranë ku u prit nga strukturat e UÇK-së. Me vetëm dy ditë trajnim, ai u dërgua menjëherë në front.

Hyskaj ishte pjesë e një njësie prej 23 ushtarësh që u përballën me forca serbe shumë herë më të mëdha në numër, por që arritën t'u shkaktonin humbje të konsiderueshme, përfshirë vrasjen e dy majorëve dhe një kapiteni serb në betejën e Vokshit.

Megjithatë, lufta ishte e mbushur edhe me momente tragjike. Për Hyskajn, momenti më i vështirë ishte humbja e komandantit legjendar Bekim Berisha, i njohur si "Abeja", i cili i dha shpirt në duart e tij.

"Ka qenë momenti më i vështirë, më i vështirë se sa kur kam dëgjuar që e kanë vrarë babanë me krejt ata kushërinj," rrëfeu ai me emocion.

Gjatë luftës, familja e tij në Kosovë u masakrua, me 16 anëtarë të fisit të ngushtë Hyskaj të vrarë nga forcat serbe.

Hyskaj vazhdoi angazhimin e tij, duke u emëruar si koordinator i bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Nga një bazë e SHIK-ut në Kukës./E.P-dritare.net