Përmbytjet në Thumanë/ Ministri Vëngu shkon pranë banorëve
E Martë 18 Nëntor 2025, 16:04
Dritare.net

Për shkak të përmbytjeve që kanë prekur zonën e Thumanës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në terren pranë banorëve për të parë nga afër situatën dhe për të koordinuar masat emergjente.
Forcat e Armatosura janë angazhuar në zonat e prekura për identifikimin e problematikave, monitorimin e nivelit të ujit dhe vlerësimin e rreziqeve të mundshme. Trupat mbeten në gatishmëri të plotë për ndërhyrje, si dhe për evakuim të banorëve nëse situata përkeqësohet./dritare.net