Lorisi nga Cërriku fiton medalje ari në Olimpiadën Botërore të Matematikës në SHBA!
Dritare.net

Një arritje e jashtëzakonshme vjen nga Cërriku, duke e kthyer këtë qytet në simbol të ekselencës akademike shqiptare. Nxënësi Loris Qosja është renditur i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për klasat e 9-ta, ndërsa ka fituar edhe vendin e tretë në Olimpiadën e Kimisë, duke shënuar një sukses të rrallë në arenën ndërkombëtare.
Arritja e Loris Qosjes është një burim krenarie për familjen e tij, shkollën, qytetin e Cërrikut dhe mbarë vendin.
Në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar 2026, nxënësi nga qyteti i Cërrikut, Loris Qose, nga juria e kësaj olimpiade u shpall:
Fitues i vendit të parë në Matematikë dhe u vlerësua me Medalje Ari
Fitues i vendit të tretë në Kimi dhe u vlerësua me Medalje Bronzi