Rrëfehet Nikol: Nëna më braktisti kur isha 15 vjeçe. Sot po e fal!
Dritare.net

Një nga banoret më të reja në shtëpi, Nikol, ka ndarë së fundmi një rrëfim mjaft prekës në dhomën e rrëfimit, duke emocionuar jo pak me historinë e saj personale.
Ajo tregoi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe se që në moshën 15-vjeçare ka jetuar vetëm me babanë, i cili ka qenë mbështetja e saj më e madhe gjatë gjithë kësaj kohe.
E pyetur nëse do të ishte e gatshme ta falte nënën, ajo u përgjigj thjesht me një “Po”, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht gjithçkaje, zemra e saj mbetet e hapur për pajtim.
Më pas, Nikol u drejtua drejt dhomës së surprizave, ku e priste një moment edhe më emocionues: një letër e dërguar nga babai i saj, e cila e preku thellë dhe i dha forcë për të vazhduar përpara./K.C/dritare.net