Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Gonxhja: Shqipëria prezanton 83 projekte strategjike në MIPIM 2026 në Kanë

Ministri Gonxhja: Shqipëria prezanton 83 projekte strategjike në MIPIM

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka njoftuar se Shqipëria po prezantohet në një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme, MIPIM 2026, që po mbahet në Cannes, Francë. Ai njoftoi se vendi ynë po prezantohet me një portofol prej 83 projektesh strategjike, të lidhura me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit.

Ministri Gonxhja: Shqipëria prezanton 83 projekte strategjike në MIPIM

Ministri theksoi se pjesëmarrja në këtë panair synon të promovojë një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime ndërkombëtare.

"Në MIPIM 2026 në Cannes, Francë, po prezantojmë Shqipërinë në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme, me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit. Përmes pavijonit tonë të quajtur “Soundscapes of Albania”, kuruar nga AZHT dhe AKPT, po ndajmë me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit tonë dhe vizionin tonë për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë pozicionin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe investimet ndërkombëtare. Kontribuojmë për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerë e investitorë francezë por edhe globalë, që ndajnë vizionin tonë për zhvillim afatgjatë, ekonomik dhe kulturor.", shkruan Gonxhja në Facebook./K.C/dritare.net