Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërroi jetë nga fostoksina! Ja çfarë thonë familjarët e 25-vjeçares!

Ndërroi jetë nga fostoksina! Ja çfarë thonë

Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e QSUT. E reja u vetëhelmua pasi konsumoi fostoksinë. Xhuana Nikolli nga Lezha, u dërgua me urgjencë drejt spitalit të QSUT, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Se cilat janë arsyet që e çuan të renë drejt këtij akti, ende nuk bëhen me dije, por familjarët e saj kanë bërë kallëzim ndaj partnerit të saj. Në kallëzimin e bërë në komisariatin numër 2 në Tiranë, familjarët pretendojnë se është dhuna që partneri ka ushtruar ndaj vajzës që e ka detyruar atë të konsumojë fostoksinën. Madje, familjarët pretendojnë se vajza e tyre ka në trup edhe shenja dhune, por do të jetë një autopsi nga Insituti Mjekoligjor që do të përcaktojë nëse ndaj saj është ushtruar apo jo dhunë.

Blutë e kryeqytetit kanë shpallur në kërkim partnerin e së resë, të akuzuar për dy vepra penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", por nga kontrollet që janë bërë deri më tani ai ende nuk është gjetur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.