
Inxhinierja Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen. Zonja Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionalë se dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.
Zonja Bozo i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989.
Përgjatë gjithë karrierës së saj ajo ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin "Profesor”.
Luljeta Bozo dha një kontribut të çmuar në ditët më të vështira që ka kaluar vendi dekadën e fundit, duke qenë prezente për të qetësuar shqiptarët, në momentet e panikut pas lëkundjeve të tmerrshme të tërmetit të 26 nëntorit.
Prej dy vjetësh Luljeta Bozo është gjithashtu deputete e PS, në Kuvendin e Shqipërisë. Dritare TV sa më shumë vite me shëndet, zonjës Bozo./L.F-dritare.net

















