Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së brenda vitit 2029

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së

Shqipëria mund të jetë pjesë e familjes evropiane brenda vitit 2029, nëse qeveria vijon të zbatojë reformat e nevojshme, ka deklaruar Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë Forumit të BLED-it në Slloveni.

“Kemi çelur dy kapituj të tjerë të negociatave me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me kryeministrin Edi Rama që të festojmë së pari në Bruksel dhe më pas vitin tjetër me një ndeshje futbolli mes vendeve anëtare dhe vendeve kandidate në Tiranë, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i UEFA-s”, tha Kos.

Ajo shtoi se, nëse reforma vazhdon me ritmin aktual, në vitin 2028 Bashkimi Evropian mund të ketë 28 anëtarë dhe në vitin 2029 Shqipëria mund të bëhet anëtare e 29-të. “Megjithatë, unë kam vetëm katër vjet në këtë detyrë, kështu që shpejtoni”, theksoi Komisionerja./K.C/dritare.net