Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Masakër në zemër të Hamburgut! Sulm me thikë në stacionin e trenit, dhjetëra të plagosur!

Masakër në zemër të Hamburgut! Sulm me thikë në

Rreth orës 18:05 të pasdites së sotme ndodhi një sulm i rëndë me thikë në stacionin qendror të trenit në Hamburg, Gjermani. Sipas raportimeve, 17 persona u plagosën, gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Sulmi ndodhi në platformën midis binarëve 13 dhe 14, ku shumë pasagjerë po prisnin trenin Intercity Express për në Fulda. Dëshmitarët thanë se dëgjuan britma të papritura dhe panik, ndërsa njerëzit vrapuan për të shpëtuar. Policia arrestoi një grua 39-vjeçare gjermane në vendngjarje, e cila besohet se veproi e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Autoritetet po hetojnë motivet e sulmit, duke përjashtuar për momentin një motiv ekstremist.

Masakër në zemër të Hamburgut! Sulm me thikë në


Pas incidentit, policia mbylli përkohësisht pjesë të stacionit për hetime, ndërsa shërbimet e trenave u pezulluan ose u devijuan, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme. Rrugët përreth, si Hühnerposten dhe Steintor, u bllokuan përkohësisht./K.C/dritare.net