Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U arrestua në Durrës pas arratisjes nga burgu i Ankonës, kush është Xhevdet Plaku, i njohur si Akili!

U arrestua në Durrës pas arratisjes nga burgu i Ankonës, kush

Xhevdet Plaku, një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në qytetin e Durrësit, pas arratisjes nga një burg në Ankona të Italisë ku vuante dënimin për trafik droge. I njohur i ‘Akili’, Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ai është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të.

Akili njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilin e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj. “Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’. Emri i Xhevdet Plakut doli dhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni dhe Erzen Breçani.

Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam u tentua të vritej nga i forti i Shijakut Rexhep Rapi më 17 shtator 2019. Përgjimet zbardhën bashkëpunimin e Rapit me Gjonin për të kryer vrasjen para komisariatit të Durrësit, si hakmarrje pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij Sali Rapi të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapin, vëllain e Rexhep Rapit në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës. Një ekzekutim gjakftohtë me një plumb në kokë si pjesë e një grindjeje mes bandash, shkruan corriere.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Në vitin 2019, tentuan ta vrisnin ndoshta për të hakmarrë ndaj Rapit, por sulmi nuk u realizua kurrë./L.F-dritare.net