Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria çudit Evropën. 2.45 milionë turistë në vetëm 4 muaj. Rama: Jemi surpriza e vitit!

Shqipëria çudit Evropën. 2.45 milionë turistë në

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në Facebook një përditësim mbi rritjen e ndjeshme të turizmit në Shqipëri gjatë vitit 2025. Sipas tij, në katër muajt e parë të vitit, vendi ka pritur 2.45 milionë vizitorë të huaj, nga të cilët 820 mijë vetëm në muajin prill. Rama e cilëson këtë rritje si një tregues të konsolidimit të pozicionit të Shqipërisë në hartën turistike europiane, duke e përshkruar vendin si “surpriza e destinacioneve europiane” për këtë vit.

"820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill, duke e rritur në 2.45 milionë shifrën totale të tyre gjatë këtyre 4 muajve të parë të vitit 2025. Kjo rritje tregon se Shqipëria po e konsolidon pozicionin e saj të ri në hartën e Europës turistike, teksa vazhdon të konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane edhe për 2025", shkruan Rama./K.C/dritare.net