Drejtori i zjarrfikëses: Flakët nisën në një biznes në katin e parë, fasada ndihmoi në përhapjen e tyre
Dritare.net

Drejtori i Zjarrëfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, është shprehur se vatra e zjarrit tr Farmacia nr.10, dyshohet të ketë nisur në një biznes në katin e parë të objektit dhe më pas të jetë përhapur në të gjithë godinën. Goxhaj tha se edhe përbërja e fasadës së pallatit ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.
“Jemi drejt përfundimit të vatrës së zjarrit. Bëmë evakuimin e disa qytetarëve që ndodheshin në objekt. Jemi drejt përfundimit të situatës. Autoshkallat janë në vendin e ngjarjes, duke punuar. Në të dy faqet e objektit po punojmë me autoshkalla. Kemi futur brenda pallatit një grup me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme, që po lufton vatrën e zjarrit. Nga volumi i zjarrit që shohim, mendoj që zjarri është në katin e parë të objektit ku ka qenë një biznes. Dhe pas vënies në kontroll të situatës, inspektorët e parandalimit të shërbimit zjarrëfikës, në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore, do të bëjnë ekspertizën për të përcaktuar vatrën e zjarrit. Vatra e zjarrit është aty dhe pastaj fasada ka ndihmuar vatrën e zjarrit që të përhapet në të gjithë objektin”, tha mes të tjerash Goxhaj./K.C/dritare.net