Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari që zbulon thesarin shpirtëror të një kombi!

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari

Fotoreporteri dhe dokumentaristi britanik Robert Hackman ka sjellë një vështrim unik mbi Shqipërinë dhe një prej fenomeneve më të veçanta shpirtërore të saj: bektashizmin. Dokumentari i tij, i xhiruar në Shqipëri përgjatë vitit 2024- 2025, eksploron historinë, filozofinë dhe ndikimin e urdhrit bektashi – një traditë sufiste me rrënjë në shekullin XIII, por me zemër që rreh fort në jug të Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri.

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari

Dokumentari përfshin intervista ekskluzive me Kryeministrin Edi Rama, i cili shpall krijimin e një mikroshteti bektashi në Tiranë, dhe me Baba Mondin, kreun shpirtëror të urdhrit, që flet për paqen dhe dialogun ndërfetar si thelbi i këtij besimi.

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari

Rruga e dokumentarit kalon nga Kryegjyshata në Tiranë, nëpër teqetë dhe tyrbet e Tepelenës, Permetit, Libohoves dhe Frashërit, duke u ndalur në vendet që ndriçojnë historinë dhe shpirtin bektashian. Pamje mahnitëse nga Parku i Hotovës, lumi Vjosë, dhe rrëfime personale nga shqiptarë të zakonshëm që jetojnë pranë këtyre vendeve e bëjnë këtë dokumentar të veçantë.

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari

Për herë të parë, një dokumentar i huaj për bektashizmin realizohet me këtë thellësi dhe respekt, duke ndërlidhur trashëgiminë fetare shqiptare me historinë kombëtare, përfshirë rolin e urdhrit në Rilindjen Kombëtare dhe pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari

“Ishte një udhëtim i thellë shpirtëror dhe historik. Shqipëria më dha një histori që nuk e njihja dhe që dua ta ndaj me botën,” – u shpreh autori Robert Hackman.

Një britanik rrëfen Shqipërinë bektashiane: Dokumentari

Dokumentari është një thirrje për njohje ndërkombëtare të bektashizmit si një besim paqeje, tolerance dhe harmonie, si dhe një promovim i Shqipërisë si vendi i bashkëjetesës fetare dhe i pasurisë shpirtërore që tejkalon kufijtë gjeografikë. Producentja e ketij dokumentari realizuar nga Dritare Tv, është gazetarja dhe shkrimtarja e mirënjohur Rudina Xhunga.

Me urimin që ta shijoni, ju kujtojmë transmetimin sot në orën 8 pm në kanalin tonë youtube Dritare Tv. Ky dokumentar është prodhuar në gjuhën angleze dhe shqipe, me synim të tregoje Shqipërinë dhe bektashizmin si një pasuri unike shpirtërore dhe kulturore për publikun vendas dhe sidomos ate ndërkombëtar. Prej kohesh Dritare Tv punon në këto tregje./dritare.net