Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS-së në qarqe

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 08:30 në selinë e Partia Socialiste e Shqipërisë drejtuesit politikë të partisë në qarqe. Takimi vjen pak ditë pas mbledhjes së zgjeruar me grupin parlamentar socialist dhe qeverinë, ndërsa në Tiranë vijojnë prej më shumë se tre javësh protestat kundër qeverisë.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet politike, organizimi i strukturave të PS-së në qarqe dhe situata e krijuar nga protestat e ditëve të fundit./K.C/dritare.net