Nuk u ankove kurrë/ Mesazhi prekës i nënës për mësuesin që u nda nga jeta
Dritare.net

Mësuesi Alban Bejleri nga Bilishti humbi jetën pas një infarkti teksa kthehej nga puna, pasi për vite me radhë përshkonte çdo ditë në këmbë një rrugë të gjatë për të dhënë mësim në fshatin Marjan, ku kishte vetëm dy nxënës.
55-vjeçari njihej si një njeri i përkushtuar dhe i thjeshtë, që nuk u ankua kurrë për vështirësitë, edhe pse vuante nga probleme shëndetësore. Ai kishte kërkuar transferim më afër shtëpisë, por vazhdoi të udhëtonte çdo ditë për shkak të detyrës.

Nëna e tij shpreh dhimbje të thellë për humbjen e të birit, duke treguar se flisnin çdo mëngjes dhe se atë ditë të fundit i kishte uruar punë të mbarë, pa e ditur se nuk do ta dëgjonte më. Ajo kujton sakrificat e tij, rrugën e gjatë dhe të vështirë që përshkonte çdo ditë për të dhënë mësim, pavarësisht problemeve shëndetësore.
Me fjalë plot dhimbje, ajo thotë se ai nuk u ankua kurrë dhe se jetoi për familjen dhe nxënësit e tij. Në mesazhin e saj, nëna thekson boshllëkun e madh që ai la pas, duke përmendur dy djemtë, bashkëshorten dhe gjithë familjen që tashmë jetojnë me mungesën e tij.
Ajo e përshkruan të birin si një njeri të përkushtuar ndaj dijes, që punoi me pasion deri në fund, dhe shprehet krenare për të, ndërsa lutet që ai të prehet në paqe.

“Po të prisnim o shpirt po Ti nuk na erdhe o zemra jonë !Kurrë nuk u ankove , sado që ishe me tension e diabet !Ta kisha merakun se ishte rrugë e gjatë niseshe me makinë në orën 5 nga Bilishti dhe e linje tek ura e Lozhanit! 5 vjet ishe në Gribec dhe tani në Marjan një rrugë e vështirë në shi e në borë e bëre atë rrugë për 7 vjet 5 orë, për dy nxënës që i deshe e të deshën shumë ! Në atë fshat të largët u çove laptop, kompjuter që të ishin të përgatitur për jetën dy vogëlushët ! Të gjetëm pas 7 orëve i shtrirë për tokë në atë rrugë që e bëre 7vjet !Oh çna gjeti na coptove zemrën , na shkatërrove shpirtërisht o trim i mamit”, shprehet ajo në një shkrim të ndarë në rrjetet sociale./L.F-dritare.net