Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri te Kompleksi Arlis, 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura

Zjarri te Kompleksi Arlis, 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet nesër në orën 16:00, ku pritet të miratohet dhënia e bonusit të qirasë prej 40 mijë lekësh të reja për familjet e prekura nga zjarri në pallatin e Kompleksit Arlis, i ndodhur më 14 prill.

Kjo ndihmë financiare synon të mbështesë familjet që mbetën pa banesë, duke u mundësuar përballimin e shpenzimeve të përkohshme të jetesës deri në rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara. Bonusi do të jepet çdo muaj, deri në sistemimin përfundimtar të tyre në banesat e rikuperuara.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dëmet në pallatin e përfshirë nga flakët do të mbulohen dhe rikonstruktohen nga vetë kompania ndërtuese.

Për të përfituar nga kjo ndihmë, familjet e prekura duhet të dorëzojnë pranë njësive administrative përkatëse dokumentet e nevojshme, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, vërtetim pronësie, deklaratë për vërtetësinë e të dhënave, vërtetim nga Kadastra për mungesë banese tjetër dhe vërtetim për llogarinë bankare./K.C/dritare.net