Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.


Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët prekin pjesën më të madhe të territorit, shtrëngata afatshkurtra në zonën perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor duke mbetur prezente në zonën e jugperëndimit me intensitet të ulët.


Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metra në verilindje, në lartësinë mbi 900-1000 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 15 m/s

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.