
Antifashistët shqiptarë në 80 vjetorin e fitores mbi nazifazhizmin!
Dritare.net
Nga Sali Onuzi
Të gjithë ata që morën pjesë në Lëvizjen dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare ishin dhe janë antifashistë. Ata ishin dhe jane trupi, truri dhe krahu i antifashizmit shqiptar. Te shkruash per antifashizmin dhe të harrosh antifashistët është pa kuptim.Sot jetojnë mbi 200 veteranë të Luftës ANÇ. Një liste e tyre u botua vitin që shkoi në gazetën “Kushtrim Brezash” me ndonjë mangësi. Me një llogari të përafërt ishin mbi 235 veta.
Po krahas tiparit të tyre themelor, antifashist/e, ata kanë pasur e kanë edhe disa dallime e veçori që lidhen:
1.Së pari me jetën e tyre.
1.1.Të parët këtu vijnë Dëshmorët e Atdheut që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre në këtë luftë të shenjtë. Për ta , që në vitet e Luftës u ngrit një status i vecantë, me nderim ceremonial dhe vlerësimin e lartë patriotik që u bëhej atyre dhe familjeve të tyre.Ky status u pasurua më tej pas Çlirimit të vendit, dekadë pas dekade, me ligjet qe i kategorizonin ato, me shpërblimet për familjet e tyre,me varrezat e DA të ngritura ne çdo lokalitet ( diku edhe fshat si në Pezë, Kuç etj) ku janë edhe sot, pastaj me përqëndrimin e tyre në shkalle rrethi dhe me ndërtimin e varrezave të Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.
Që pas Çlirimit e deri sot vijon shpallja dëshmor i atdheut të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fitim i këtij statusi ende nuk ka përfunduar.Ai vijon .Shkaku ishte mentaliteti barazimtar që ndiqte sistemi monist, dhe që pas Çlirimit e ngushtoi konceptin e Dëshmorit të atdheut duke lënë jashtë gjithë ato që ishin vrarë në kampet e përqëndrimit e internimit, në burgje , ato që kishin vdekur menjëherë pas lufte për shkak të plageve etj , por edhe për arësye politike te mjaft të tjerëve
Menjëherë pas luftës më 1946 u raportua në Konferencën e paqes në Paris se Shqipëria kishte pas gjatë L2B 28 000 të vrarë.Më pas ky numër u përdor ( u njoh) si numëri i Dëshmorëve të Atdheu,.Çeshtja është në proçes ligjor dhe vijon.Sot janë krijuar kushte të plota ligjore për të vlerësuar saktë ligjërisht statusin e DA.Shteti demokratik shqiptar ka hartuar ligje të posaçme ( 2000 dhe 2018 ) që percaktojne gjithnje e më mire e më saktë kriteret për fitimin e statusit te DA.Ndërkohë janë ngritur nga baza në qendër organe të posaçme që i pranojnë kërkesat dhe i shqyrtojnë ato, deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Qëndror të Statusit të Dëshmnorit të Atdheut, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes me përfaqësues zyrtar nga 5 ministri dhe dy organizata, për Dëshmorët e Atdheut dhe ajo e Veteranëve të LANÇ.Në rradhët e Dëshmorëve të LANÇ hyjnë edhe 114 të rënë nga rradhët e ushtarakëve italianë që luftuan në formacionet e UNÇSH,9 të rënë izraelitë ( ish partizanë) e disa britanikë etj.
1.2. Pastaj vijnë Invalidët e Luftës ANÇ që dolën nga Lufta si një kategori e veçantë e veteranëve të LANÇ dhe që me të drejtë janë quajtur “Dëshmorë të gjallë”.Këtë status e patën fituar vetëm ata partizanë që ishin plagosur rëndë në luftë dhe kishin humbur në një shkallë të ndjeshme aftësitë për punë. Pas Çlirimit menjëherë filloi evidentimi i tyre, krijimi i Shoqates se invalidëve dhe shpërblimi i veçantë për ta, ndarë në katër kategori. Shoqata kishte në vitin 1946 : 839 dhe ne vitin 1993 : 664 anëtarë. ( Petrit Vehbiu. Për invalideët e Luftës Tiranë 1997,f.10 ) Sot ( dhe ka vite më parë) shoqata e invalidëve të LANÇ nuk ekziston më ,pasi antarët e saj janë ndarë nga jeta.
1.3. Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare jane kategoria më masive nën titullin e të cileve përfshishen gjithë ata që morën pjesë në Lëvizjen dhe në LANÇ.Titulli tyre është vendosur që gjatë Luftës e më pas.Titulli veteran i Luftës është përdorur herët në Shqipëri, po ai u be më i përhapur me krijimin e shtetit shqiptar me 1912 e në vijim, deri sa u zgjerua dhe u bë aq i përhapur ne vitet e LANÇ e pas Çlirimit, si asnjëherë në historinë e popullit shqiptar.
Në thelb veteran i LANÇ është quajtur ligjërisht ai ose ajo që ka luftuar me armë në dorë ose në mënyra të tjera të organizuara politikisht e ushtarakisht kundër pushtuesve fashistë e nazistë, që nga 7 prilli 1939 deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në Europë, më 8/9 maj 1945. Shqipëria me një popullsi prej 1 milionë banorë nxori nga gjiri i saj rreth 70 mijë pjesëmarrës në LANÇ.
Statusi i Veteranit të LANÇ filloi në vitet 1972- 1973 për një pjesë të ish partizanëve ( afro 10 mijë veta)që kishin dalë në luftë para 24 majit 1944. Statusi i plotë dhe përfundimtar u miratua me 17 nëntor 1994 , me ligjin nr.7084, të cilin e përfituan 43 mijë veta,27 mijë që jetonin dhe 16 mijë të ndarë nga jeta : mesi i vitit 1999) Në tërësi dhënja e tij përfundoi në vitin 2002.
2.Kategoria e dytë është dallimi gjinor,veterane dhe veteranë të Luftës ANÇ. Në numrin e pjesëmarrësve në LANÇ janë rreth 6000 vajza dhe gra nga të gjitha shtresat e klasat e shoqërisë shqiptare.Eshte hera e parë që gruaja shqiptare merrte pjesë kaq aktivisht e masivisht në Luftë, në aspektet e saj politike ( konferenca etj) dhe ushtarake. Duhet të theksojmë se krahas kujdesit për shoqet e tyre bashkëluftëtare ,që nuk ka munguar kurrë, në repartet partizane kishte gra e vajza me detyra të larta politike e ushtarake, në krye te skuadrave, kompanive batalioneve që kanë dhënë shembullin e tyre dhe kanë dhënë edhe jetën në vijën e parë të luftës.Në LANÇ kanë rënë 284 gra e vajza shqiptare,15 nga të cilat janë shpallur “Heroina të Popullit”.( Doc. dr. Elidjana Canaj : gruaja shqiptare nw LANÇ.)
Madje kishte prej tyre në organet udhëheqëse të LANÇ, deri në postin e lartë të të deleguarit të KQ të PKSh në divizionin e korparmatën e I S si Liri Gega etj, ish anëtare e Byrosë së KQ të PKSH.Ende pa mbaruar Lufta në 4 nëntor 1944 gratë dhe vajzat antifashiste organizuan dhe morën pjesë në Kongresin e gruas antifashiste shqiptare,ndërkohë që ata kishin marrë pjesë që nga viti 1941 në celulat e Partisë e të rinisë komuniste e më pas antifashiste ,deri në Kongresin e I të saj në Helmës të Skraparit (8 shtator 1944).
3.Një dallim tjetër ishte ai moshor.Lufta NÇ dhe organet e saj drejtuese e udhëheqëse, Këshilli i Përgithshëm ANÇ dhe Shtabi i Përgjithshem i UNÇSh nuk kishin përcaktuar ndonjë “tavan” e as ndonjë “dysheme” për pjesëmarrjen në luftë.Një praktikë kjo e trashëguar në historinë e popullit tonë.Përgjithësisht pjesëmarrësit në luftë ishin të rinjë e të reja,të moshës 15-22 vjec. Kishte edhe përtej këtij pragu deri në moshën 75 vjeç, si Ismail Strazimiri, dëshmor i Atdheut, Mine Peza 67 vjeç,Dëshmore e Atdheut ,Riza Kodheli 66 vjeç etj.,siç kishte edhe më të rinjë e të reja nën moshën 15 vjeç, edhe disa debatikas. Shtabi i Përgjithshem i UNÇ urdhëronte në fillim të dhjetorit 1944 që të rinjtë 12 - 15 vjeç të liroheshin nga repartet ushtarake dhe të dërgoheshin në shkollën e pionierëve të Luftes, me pas “ Skenderbej”. Të gjithë kjo kategori e moshës se re, pavarësisht viteve të tyre ,kur ata kanë provuar me dokumente ligjore pjesëmarrjen e tyre në Luftë, kanë fituar statusin e Veteranit të LANÇ. Sot disa veteranë kanë arritur të kalojnë shekullin e tyre si Ismet Elezi, 105 vjeç, Njazi Jaho 101,Luan Omari etj.
4.Me mënyrën me të cilën morën pjesë në LANÇ.
4.1. Kjo filloi me Lëvizjen Nacionalçlirimtare , të organizuar politikisht e ushtarakisht.Historiografia ka përcaktuar se me krijimin e Partisë Komuniste shqiptare (8.11.1941) u krijua ajo forcë qe i dha Lëvizjes e Luftës së popullit shqiptar karakter të organizuar në shkallë kombëtare. Organizimet e veprimet ilegale, protestat e demonstratat e rinisë, sidomos asaj shkollore dhe të gjithe popullit , ishin një fillim dhe një etapë e rëndësishme për zgjimin e bashkimin tyre dhe fitimin e besimit në fitore, ku kaluan shumë nga ata që dolën malit partizanë.
4.2.Pastaj historikisht vjen pjesëmarrja me armë në njësitet guerile , në Çetat e repartet e Ushtrisë partizane e vullnetare NÇ. 45 mije veta janë llogaritur te ishin të rreshtuar ne formacionet e UNÇSh. ( të gjithë ish partizanët që kishin luftuar me armë në dorë ishin dekoruar menjëhere pas Çlirimit me Medaljen e çlirimit.) Ushtria partizane nisi nga njësitet e vogla guerile te qyteteve e fshatrave, me çetat , batalionet , brigadat e divizionet dhe arriti në fund të Luftës të kishte 3 korparmata me 8 divizione dhe 24 brigada . Këto shifra që janë dhënë menjëherë pas Lufte nuk kanë ndryshuar deri tani.Ndonjë përpjekje për t’i paraqitur ato si formacione të luftës civile etj kanë qenë e janë denigruese, të pavërteta dhe jashtë llogjikës historike.Në këto formacione bënin pjesë edhe 1629 partizanë italianë të shpërndarë në njësitë e repartet e UNÇSH, disa dhjetëra armenë , që braktisen rradhët e forcave ushtarake të Eermahtit ne Shqipëri dhe u bashkuan me forcat partizane shqiptare, e ndonjë tjeter.
4.3.Në fakt në lufte e sipër natyrshëm ka pasur dhe dallime që u lidhën me pozicionin drejtues e komandues, me aftësitë e trimëritë e partizanëve dhe kuadrove të UNÇSh, nga ai i komandantit të Përgjithshëm, kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm,anëtarëve të tij,komandantëve e komisarëve të njësive të mëdha, të reparteve e nënreparteve deri te ai i skuadërkomandantit.Duhet theksuar se këto poste ata i fituan me veprimtarine e tyre luftarake e politike, po disa edhe per shkak të kualifikimeve të tyre të mëparëshme.Kjo hierarki ka qenë baza e emërimit të tyre në detyra e poste shtetërore pas Çlirimit ,po nuk ka pasur ndonjë shpërblim tjetër shtesë në statusin e tyre të veteranit të LANÇ.Për këto aftësi e detyra të kryera gjatë Luftës, një pjesë e madhe e tyre janë dekoruar me urdhëra e medalje të larta që nga Urdhëri i Lirisë i klasit të parë,urdhëri partizan i klasit të I , te medaljet e kujtimit e tëTrimerisë .Pas Çlirimit dhe më 1969 u krijua dhe një titull i posaçëm ai i Heroit kombëtar , më pas i “ Heroit të Popullit”, i cili ,për shkak të personave që iu dha ( 129 pjesëmarrës të LANÇ nga 158 të dekoruar me këtë titull,gjithsej) u ngrit mbi dekoratat më të larta shtetërore.Pas vitit 1991 ai nuk u dha më. Disa nga veteranët e LANÇ edhe pas vitit 1991 janë dekoruar me urdhera e medalje të larta, si urdhëri i “Flamurit Kombëtar”, “Nderi i Kombit”, me dekorata ndërkombëtare etj.Po këto kanë qenë në një numër të kufizuar.
4.4. Një kategori e pjesëmarrësve në Lëvizje e në Luftën ANÇ u dërguan nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë në kampet e internimit e të përqëndrimit.Të dytat, karakteristike për regjimin hitlerian, ishin kampe të punes së detyruar ,shumë të rëndë , kampe vdekjeje. Në këto kampe të internimit e të përqëndrimit kaluan rreth 11200 shqiptarë e shqiptare. Prej tyre më shumë se 1842 u ekzekutuan ose vdiqën atje.Të tjerët u kthyen në Atdhe në vitet 1945, 1946 e pas. Të gjithë këta pas 1944 u njohën si viktima ( të rënët) dhe jo si veteranë të LANÇ ata që erdhën gjallë.Më 1995, me ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit të Luftës ANÇ, atyre iu njoh statusi i veteranit të LANÇ, dhe me ligjin e vitit 2018 edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut, duke zbatuar kështu një standard demokratik perëndimor.
4.5+6,+7. Janë edhe disa kategori që shënojnë veteranet e LANÇ : këto janë rreth 12600 të plagosur ( bashkë me ata që u shpallën invalid) dhe mijra të burgosur.Disa nga veteranët , të rradhitur në dy divizione e shtatë brigade, luftuan edhe përtej kufijve të shtetit shqiptar për çlirimin e Kosovës, të Malit te Zi dhe të Bosnjës jugore. Të tri këto kategori kishin dhe kanë plus në statusin e tyre një shpërblim tepër modest.
5.E kanë fituar statusin e veteranit të LANÇ edhe pak veta që kanë vepruar si ilegalë e klandestinë në aparatin e administratës kolobolacioniste e pushtuese për llogari të Lëvizjes e të Luftës ANÇ.
6.Si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste janë konsideruar edhe ata që luftuan kundër ushtrive fashiste në vende të tjera ,në organizime internacionale ose në rradhët e ushtrive aleate( për shembull asaj britanike në El Alamej etj ) për të cilat ende nuk është përpiluar ose shpallur një listë e saktë e tyre.
7. Së fundi,duhet të shënojmë se një pjesë e veteranëve të LANÇ pas Çlirimit janë ndëshkuar e dënuar me dënime nga më të lehtat deri te ato me të rëndat me vdekje.Statusi i Veteranit të Luftës ,që ata mbanin, nuk i mbrojti nga dënimet e pushtetit monist. Me ndryshimet e sistemit politik këta veteranë janë rehabilituar dhe u është njohur statusi i Veteranit të LANÇ.
Antifashizmi shqiptar i zhvilluar si pjesë përbërse e antifashizmit botëror është vlerësuar lart si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Trashëgimia e tij është mbartur në formimin e në vlerat e popullit shqiptar dhe është nderuar e nderohet. Në statusin e veteranit të Luftës një pikë e tij shënon se Veterani i Luftës ANÇ është figurë e lartë e popullit dhe e Atdheut dhe jeta e figura e tij mbrohen me ligj.
Tiranë,maj 2025.
*Historian,drejtor i Departamentit të Veteranëve të Luftës në Ministrinë e Mbrojtjes, 1995-2001./Dritare.net

















