Plas sherri mes çamëve, ish-deputeti shpërthen ndaj Shpëtim Idrizit: Shkatërroi PDIU, ndaj e u pushua nga puna
Dritare.net

Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka sulmuar ashpër kryetarin e partisë Shpëtim Idrizi, duke e akuzuar se ka shkatërruar Partinë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet.
Në një intervistë televizive, Tahiri deklaroi se komuniteti çam po i rikthehet procesit të riorganizimit dhe se do të ringrihet më i fortë. Ai theksoi se Idrizi është larguar nga çamët për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit, ku—sipas tij—nuk arriti të siguronte as dy mijë vota.
“Sot Shoqata ‘Çamëria’ po ringrihet, sepse siç e dini, çdo gjë ishte shkatërruar dhe tani po nisim gjithçka nga fillimi. Kjo po bëhet nga vetë komuniteti çam, nga shqiptarët e Çamërisë. Shoqata kishte qenë inekzistente, por ka nisur rithemelimi dhe ringritja.
Ata që e çuan drejt shkatërrimit, i dini. Shpëtim Idrizin çamët e kanë larguar nga puna, pasi nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Ai ka qenë faktori kryesor që i mbajti peng të gjitha, por çamët nuk i mori dot peng as Enver Hoxha, jo më Shpëtimi. Çamët do të ringrihen në çdo rreth ku jetojnë dhe do të jenë më të fortë se më parë,” u shpreh Tahiri./dritare.net