Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Publikohen këngët e 28 konkurrentëve të Fest 64!

Publikohen këngët e 28 konkurrentëve të Fest 64!

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar sonte në mbrëmje, në kanalin zyrtar në YouTube, këngët e 28 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës. Organizatorët e Festivalit kanë njoftuar në rrjetet sociale se gjithçka është gati, ndërsa këngët do të jenë tashmë një refren i përditshëm i fansave te cilët mezi prisnin të dëgjonin këngët e artistëve të tyre të preferuar.

Emrat e rikthyer, surprizat, debutimet dhe prurjet e reja zbulohen njëherësh, duke ndezur atmosferën dhe emocionin drejt 4 netëve të Festivalit të fundvitit, i cili do të mbahet nga data 17 deri në datën 20 dhjetor.

Nata e parë dhe nata e dytë do të jenë dy netët konkurruese, në natën e tretë do vijojë të ruhet tradita e nostalgjisë, ndërsa nata e katërt është edhe nata finale, kur njëri prej artistëve konkurrues do të shpallet fitues si edhe do të ketë mundësinë që të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Publikimi i këngëve shënon kështu nisjen zyrtare të garës muzikore më të rëndësishme të vitit, e cila këtë dhjetor pritet të sjellë emocione, energji dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistët pjesëmarrës.

Të gjitha këngët mund t’i dëgjoni duke klikuar këtu./dritare.net