
Prindërit e Ilarias tregojnë mesazhin e saj të fundit në telefon!
Dritare.net
"Nuk e di se do të bë në jetë pa Ilarian time. Ajo ishte gjithçka për mua. Më kanë shkulur zemrën nga vendi”, thotë nëna e Ilaria Sulës, e cila u vra nga i dashuri në shtëpinë e këtij të fundit.
Prindërit e vajzës së re, babai Flamur dhe nëna Gëzime Sula, flasin për Tg1 së bashku me vëllain e saj të vogël. Ata tregojnë dhimbjen e tyre për humbjen e vajzës së tyre.
“Vajza jonë u bë si një objekt. U fut në valixhe dhe u hodh. U bë me ndihmën e nënës së djalit, e cila mund ta kishte shpëtuar Ilarian, duke njoftuar ambulancën apo policinë”.
Prindërit e 22-vjeçares treguan mesazhin e fundit zanor me të bijën. Ajo i ka kontaktuar për t’i thënë se do t’u japë para për të zgjidhur një problem që ata kishin.
Detaje të reja nga ngjarja!
Gjyqtari hetues nxjerr në dritë më shumë detaje nga ngjarja e rëndë. Pasi kreu krimin e rëndë, Mark Antony Samson, shkoi për të ngrënë një piadinë me një shoqe të Ilarias, me të cilën foli për problemet që kishte me të dashurën, që sapo e kishte vrarë.
Me shoqen e Ilaris, shkruan dritare.net, flet për “çështje sipërfaqësore dhe të parëndësishme (si për shembull ditëlindja e të dashurit të shoqes apo brioshet e blera për një vajzë që nuk jeton më). Nuk nguron t’i dërgojë babait të vajzës, që sapo e ka vrarë, mesazhe fiktive nga telefoni i saj”, shton gjyqtari hetues.
“Isha gati të luftoja që Ilaria të bëhej përsëri e dashura ime”, thotë Mark. Ai e rrëfeu vetë vrasjen e Ilarias. Gjyqtari thotë se pas krimit, Samson tregoi vetëkontroll dhe qartësi.
Prokurorët po e akuzojnë djalin për vrasje me dashje dhe fshehje e kufomës. Ndërsa nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Gruaja, gjatë marrjes në pyetje në komisariat ditën e djeshme, pranoi përgjegjësinë e saj për të ndihmuar djalin e saj të pastronte banesën.
Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan:
“Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”./L.F-dritare.net

















